Gjashtë raste të dhunës brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit në Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Nga këto raste dy persona janë dërguar në mbajtje.

Rasti i parë u raportua në Graçanicë. “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”.

Në Obiliq “Janë shoqëruar ne stacion per intervistim te dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi qe te njëjtit dyshohet se kane kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Të dyshuarit pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”.

Në Prishtinë “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. E dyshuara pasi është intervistuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

·Rasti tjetër u raportua prapë në Prishtinë. “Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion dy të dyshuarit kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Në Pejë “Dy viktima femra kosovare për shkak të një mosmarrëveshje, dyshohet se jane sulmuar nga e dyshuara femer kosovare. Njëra nga viktimat ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve”.

Kurse në Malishevë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Related Articles