Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigma”.
Këto raste të dhunës kanë ndodhur në Shtime, Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, si dhe Prizren.
Fushë Kosovë, 03.08.2023 – 10:30. Ankuesja femër kosovare me 09.08.2023 ka raportuar se me datën e cekur, i dyshuari kosovar, bashkëshorti i saj, ia ka dëmtuar pasaportën dhe ID të lëshuara nga shteti Amerikan. Po ashtu ankuesja ka potencuar se i dyshuari pa pëlqimin e saj ia ka marrë veturën e saj me targa të huaja dhe ia ka ndaluar që të ketë qasje në kartelat bankare të cilat i kanë të përbashkëta. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.
Prishtinë, 08.08.2023 – 22:15. Ankuesja femër kosovare me 09.08.2023 ka raportuar se me datën e cekur i dyshuari kosovar, bashkëshorti i saj, me duar e kishte shtyrë ankuesen. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 08.08.2023 – 20:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj, e dyshuara kosovare, pas një mosmarrëveshje kishte demoluar gjësendet në shtëpi dhe kishte kanosur nënën e tyre. Ankuesja dhe e dyshuara janë shoqëruar në stacion policor, e dyshuara dyshohet se është përdoruese e substancës narkotike dhe gjatë kontrollit tek e dyshuara janë gjetur një lugë, një qese me sodë (bikarboni) dhe një kaçavidë (kaçavida është sekuestruar) . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Shtime, 07.08.2023 – 20:20. Më 09.08.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 09.08.2023-05:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare , e kishte sulmuar fizikisht atë. Si pasojë, e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë, 09.08.2023 – 18:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Nga të gjitha rastet e raportuara mbi dhunën, veç dy rasteve ku të dyshuarit, janë liruar me procedurë të rregullt, rastet e tjera janë dërguar në mbajtje dhe janë duke u hetuar nga njësitë relevante./GAZETA ENIGMA/