Sipas raportit të Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në vendin tonë, raporton Gazeta “Enigma”.
Dy raste janë raportuar në Prishtinë, në rastin e parë viktima femër është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Ndërsa në rastin dytë viktima femër është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.
“Prishtinë 14.08.2025 – 20:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, kishte pësuar sulm verbal nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.
“Prishtinë 15.08.2025 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht vëllai i saj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia”.
Tri raste tjera të dhunës në familje u raportuan në rajonin e Pejës, në dy raste janë viktimat femra të sulmuara nga bashkëshortët, ndërsa rasti tjetër po ashtu viktima është femër e cila y sulmua nga babai i saj.
“Pejë 15.08.2025 – 00:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.
“Klinë 14.08.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pas me bashkëshorten e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.
“Pejë 15.08.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit i dyshuari Është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.
Ndërsa rasti i gjashtë u raportua në rajonin e Gjakovës, ku viktima femër ka pasur presion psikik nga bashkëshorti i saj.
“Rahovec 15.08.2025 – NN. Është raportuar se një femër kosovare ka pasur presion psikik nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/