Gjashtë të arrestuar për narkotikë, kapen substanca në vlerë mbi 200 mijë euro

Gjashtë të arrestuar për narkotikë, kapen substanca në vlerë mbi 200 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë të dyshuar për shitblerje të narkotikëve, në dy raste të ndara në Prizren dhe në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Në rastin e parë, patrulla e autostradës në Prizren, drejtimi i Vërmicës, ka ndaluar dy vetura me katër të dyshuar në to dhe i ka arrestuar.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar disa prova, në mesin e të cilave substancë narkotikë në vlerë mbi 200 mijë euro.

substancë narkotike e dyshuar për ekstazi, me peshë të përgjithshme 3 kg e 367 gramë;
substancë narkotike e dyshuar për kokainë me peshë të përgjithshme 695.98 gr.,
substancë narkotike e dyshuar e llojit Crack me peshë të përgjithshme 367.93 gr.,
substancë narkotike LSD, 154 paketime;
substancë narkotike Kanabis Sativa në formë çokolate me peshë 5.9 gr.,
njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese plastike të zbrazëta,
të holla (para) në vlerë shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë (7788.85) euro,
shtatë (7) telefona mobilë,
dy vetura të markës VW-Golf.

E, në rastin e dytë në Gjilan nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike, janë lokalizuar dhe janë arrestuar dy persona.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë konfiskuar:

substancë narkotike e dyshuar për heroinë në peshë 537.8 gr. dhe vlerë rreth 8000 euro,
substancë narkotike e dyshuar si marihuanë në peshë të përgjithshme 3. 36 gr.,
dy telefona celularë, si dhe një veturë.

Related Articles