Gjenden eshtra në Prekaz, mendohet se janë të Listës së Personave të Zhdukur

Gjenden eshtra në Prekaz, mendohet se janë të Listës së Personave të Zhdukur

Edhe sot Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas gërmimeve në lokacionin e varrezave në Prekaz kanë zhvarrosur mbetje mortore të viktimave që mund të jenë në Listën e Personave të Zhdukur.

“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj”, thuhet në njoftimin e këtij Komisioni në Facebook.

“Pas disa orë gërmimeve, ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur”.

“Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave”.

Related Articles