Gjenden mjete shpërthyese, FSK-ja del në vendin e ngjarjes

Gjenden mjete shpërthyese, FSK-ja del në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur disa mjete shpërthyese në Graçanicë dhe Fushë Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një burrë ka raportuar se derisa ishte duke punuar kishte hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet për deminim të FSK-së dhe KFOR-i, të cilët kanë bërë shpërthimin e mjeteve pa incidente.

Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar kishte hasur disa mjete të dyshuara shpërthyese. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet për deminim  të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë shpërthimin mjeteve pa incidente”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, është gjetur edhe një tjetër mjet shpërthyes afër hekurudhës në Fushë Kosovë.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka njoftuar se afër hekurudhës ka hasur në një mjet të dyshuar. Njësitet për deminim të FSK-se dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarje të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt”, thuhet në raport.

Related Articles