Gjendet e varur një grua në Kamenicë

Gjendet e varur një grua në Kamenicë

Një grua rreth moshës 43-vjeçare është gjetur sot e varur në një shtëpi në fshatin Muqivercë të Kamenicës raporton Gazeta Enigma.

Këtë rast e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më 7 maj rreth orës 12:45, Policia e Kosovës në Kamenicë ka pranuar një informatë se në fshatin Muqiverc të komunës së Kamenicës, një person i gjinisë femër është gjetur e varur në një objekt përballë shtëpisë së saj” ka thënë Hashani.

Prokurori i Shtetit pasi ka dalë në vendin e ngjarjës e ka cilësuar rastin si “Vdekje e dyshimtë”.

Trupi i 43 vjecarës është dërguar në Mjekësinë Ligjore për Obduksion.

Rasti tani është duke u hetuar nga autoritetet e policisë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles