Një grua është gjetur pa shenje jete të shtunën në banesën e saj në Prishtinë.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti në polici është hapur si “hetim mbi vdekjen”.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN /Prishtinë, 29.01.2022 – 00:30-05:00. Është raportuar se trupi i viktimës femër kosovare është gjetur në banesën e saj. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.