Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy javësh në Leposaviq

Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy javësh në Leposaviq

Policia ka njoftur se në 36-vjeçar me inicialet M.S., i raportuar i zhdukur rreth dy javë më parë në Stacionin Policor në Leposaviq, është gjetur nga Policia e Kosovës sot në zonën e Deçanit.

Sipas familjarëve, i njëjti kishte pasur herë pas here probleme psikike.

Në momentin e kontaktit të fundit, siç thotë Policia ai kishte qenë në Serbi dhe kishte deklaruar se do të kthehej në Kosovë.

“Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore, duke njoftuar të gjitha stacionet policore dhe pikat kufitare. Nga veprimet e shpejta policore është konstatuar se personi kishte hyrë në Kosovë me datë 28.04.2026. Po të njëjtën ditë, i njëjti kishte qëndruar në Manastirin e Deçanit dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar Policia.

Related Articles