Gjendet i vdekur i riu që u raportua i zhdukur në Malet e Pashtrikut

Gjendet i vdekur i riu që u raportua i zhdukur në Malet e Pashtrikut

I zhdukur prej datës 6 prill, në Malet e Pashtrikut është gjetur pa shenja jete 27-vjeçari Ajet Lleshi nga fshati Kishaj, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e kanë konfirmuar Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, pas kontakteve me autoritetet policore që kanë qenë të përfshira në operacionin intensiv të kërkimit.

Për gjetjen e tij ishin angazhuar një numër i madh forcash policore, ekipe të shpëtimit, si dhe banorë të zonës.

Operacioni përfshinte edhe mjete teknologjike, si dronë dhe helikopterë, por fatkeqësisht, kërkimi përfundoi me lajmin tragjik për vdekjen e tij.

Ajet Lleshi kishte dalë nga banesa mëngjesin e së dielës për të shkuar për gjah në zonën e Malit të Pashtrikut. Rreth mesditës ai kishte kontaktuar familjarët për ndihmë, por prej asaj telefonate, çdo kontakt është ndërprerë.

Related Articles