Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Podujevë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën me dije se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur të shtrirë në trotuar viktimën mashkull kosovar.
Sipas familjarëve, viktima ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të zemrës.
Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve.