Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Pajazit Islami”, i cili më pas është dërguar në QKUK, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.