Gjendet i vdekur një person në Skenderaj

Gjendet i vdekur një person në Skenderaj

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Likoc në Skenderaj të mërkurën. 

Me kërkesë të familjarëve trupi është dërguar për obduksion. 

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit dhe kërkesës së familjarëve trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar. / Gazeta Enigma.

Related Articles