Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Qendrën e Azilit në Magure

Një 26-vjecar, shtetas i huaj ka vdekur të shtunen në Qendrën e Azilit në Magure.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një  person pa shenja  jete në  Qendrën e Azilit në Magurë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 26 vjeç, shtetas i huaj.  Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetimin për rastitn, si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai./Gazeta “Enigma”/

Related Articles