Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur i vdekur në një fushë të hapur në fshatin Tupec të kësaj Prizrenit.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka thënë se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore.
Ai tha se në trupin e viktimës nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, u shpreh Gashi.