Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
“Hetim i vdekjes-Prishtinë 04.01.2022 – 03:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia./Gazeta “Enigma”/