Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Jabllanicë e vogël e Pejës.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se viktima është gjetur nga familjarët.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Gashi.
Ai theksoi se rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”