Gjendet një trup i pajetë në Lipjan

Në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit, rreth orës 18:30, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një trup të pajetë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Menjëherë, pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, femër, 37 vjeçare.
 
Policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për Gazetën Enigma.
Njoftimi i plotë:

Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit. 
 
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, femër, 37 vjeçare. 
 
Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Related Articles