Policia e Kosovës është duke hetuar një vdekje të ndodhur së fundi në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë.
Rreth orës 11:00, zyrtarët policorë kanë pranuar informatën për gjetjen e një trupi të pajetë në këtë fshat.
Trupi deri më tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore, i moshës së shtyrë.
Kjo është bërë e ditur për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”,tha ai.
Gjithashtu Zahiti theksoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.