Gjendet pa shenja jete një 71-vjeçar në Prizren

Gjendet pa shenja jete një 71-vjeçar në Prizren

Një person i moshës 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Zojzë të Prizrenit.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Sot me  datë 15.12.2023 rreth orës 08:40  është raportuar se në fshatin Zojzë, Prizren, në një rrugë pa krye në afërsi të një automjeti është gjet një person pa shenja jete”.

“Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe nga aty  është kuptuar se viktima, tani më pa shenja jete është N.Sh. 71 vjeçar nga fshati Smaç. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e mjakësisë ligjore në Prishtinë, ndërsa policia urdhëzohet që të hap rast “Vdekje e dyshimtë”, thuhet tutje në konfirmim.

Related Articles