Policia shqipton 137 gjoba kundërvajtëse brenda 24 orëve në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt njofton përveç vërejtjeve policore, brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 137 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Disa nga llojet e kundërvajtjeve :

– Tejkalim i shpejtësisë, 56 gjoba

– Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit ,12 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 12 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 6 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 4 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 4 gjoba

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 2 gjoba

– Të tjera, 41 gjoba

Ndërsa, janë raportuar 8 aksidente, prej tyre 2 aksidente me lëndime dhe  me dëme materiale.

Related Articles