Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 11:30 ka pranuar informatë se në Mitrovicë dyshohet se është gjetur një person pa shenja jeta.
Organet e sigurisë kanë bërë të ditur se kanë pranuar një informatë, ku në rrugën “ Shala e Bajgores’’, Mitrovicë në vendbanimin e tij, dyshohet se një person është pa shenja jete, raporton Gazeta Enigma.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit kompetente si dhe emergjenca nga Spitali Rajonal Mitrovicë, ku mjeku ka konstatuar se viktima M.T., 72 vjeçar, është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori, dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion.
Ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë./Gazeta Enigma/