Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e QKUK

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur një person në oborrin e QKUK, raporton Gazeta Enigma.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, derisa lidhur me rastin janë njoftuar me familjarët e viktimës.

Ndryshe, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Është raportuar se në oborrin e QKUK-së është gjendur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Related Articles