Policia ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Shtërpcë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërkaq trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Shtërpcë, 13.02.2022 – 12:16. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, ka bërë të ditur policia. / Gazeta Enigma.