Një person i moshës 72-vjeçare është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, në rrugën Gjilan – Kamenicë.
Siç treguan nga policia në Gjilan për Gazetën Enigma, personi është gjetur i shtrirë skaj rrugës.
“Me datën 19.10.2024 rreth orës 06:50 kemi pranuar informacion se në rrugën Gjilan-Kamenicë një person është i shtrirë skaj rrugës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante së bashku me mjekun kujdestar i cili ka konstatuar se personi mashkull i vitit të lindjes 1952 është pa shenja jete”, tha për Gazetën Enigma zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani tha se në bazë të hetimeve prelimimare shihet se viktima nuk ka asnjë shenjë dhune.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga hetues policor. /Gazeta Enigma