Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm, tek penda e Livoqit në Gjilan.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Sipas njoftimit të Policisë dyshohet se një person ka kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujë.
“Sot me datën 02.12.2023 rreth orës 06:30 kemi pranuar informacion se një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull i vitit të lindjes 1971 është pa shenja jete. Njësite policore relevante kanë nisur hetimet për ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin në koordinim me prokurorin e shtetit i cili ka prezantuar në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Osmani për Enigmën
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikësve.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas policisë, viktima është gjetur në atë pjesë të pendës.
Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.