Është gjetur trupi i pa jetë i gruas nga Zubit Potoku e cili ishte zhdukur javë më parë.
Trupi i saj është në një humnerë afër brezit kufitarë me Serbinë, ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.
Sipas njoftimit për shkak të terrenit të vështirë tërheqja e trupi është bërë pas më shumë se 4 orë përpjekje.
“Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështir në brezin kufitar me Serbinë. Ekipet e tona mbas 4 orë punë të mundimshme arritën ta nxjerrim nga humnera”, thuhet në njoftimin e shoqatës.