Skuadra e Kosovës në hendboll është kthyer në Prishtinë pas ndeshjes në udhëtim ndaj Greqisë.
Sfida e ardhshme e kualifikimeve për Botëror zhvillohet të mërkurën në Prishtinë, ku ekipi jonë përballet me Turqinë (nga ora 19:15).
Përzgjedhësi Bujar Qerimi ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të FHK-së lidhur me gjendjen te Kosova.
“Ndeshja me Turqinë është e rëndësishme, ashtu si ndeshjet e deritashme. Do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e së mërkurës. Për shkak të një lëndimi në ndeshjen me Greqinë, na mungon Egzon Gjuka”.
“Shpresojmë që ai të jetë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Belgjikës. Ndërkohë nuk llogaris në Deniz Terziqin. Ai është i pezulluar për sjellje jo korrekte ndaj Kombëtares dhe bashkëlojtarëve. Organet kompetente të Federatës marrin vendime tutje”, ka deklaruar Qerimi.