Sulmuesi hungarez, Barnabas Varga, gjatë ndeshjes me Skocinë, u rrëzua pa ndjenja në tokë.
Krejt kjo erdhi si pasojë e një përplasjeje të sulmuesit me portierin skocez Angus Gunn, raporton Gazeta Enigma.
Mirëpo një ditë pas, gjendja e futbollistit raportohet të jetë stabile dhe aktualisht po qëndron në spital.
Kujtojmë se loja u ndal në minutën e 70-të për disa minuta, derisa duelin e fituan Hungarezët me golin e Kevin Csoboth. /Gazeta Enigma