Me kthimin e kufizimeve në të gjithë Evropën, shumë njerëz po pyesin nëse një bllokim mund të jetë në horizont në Angli.
Qeveria ka thënë vazhdimisht se nuk ka plane për një bllokim tjetër në këtë shtet.
Gjatë një konference për shtyp javën e kaluar, kryeministri Boris Johnson tha: “Nëse duam të shmangim kufizimet në jetën tonë të përditshme, të gjithë duhet të vaksinohemi sa më shpejt”.
I pyetur nëse ai mund të përjashtonte bllokimin e Krishtlindjeve, Johnson tha se të dhënat aktuale nuk tregojnë nevojën për një “Plan B” të COVID-19, shkruan BBC.