Po vazhdojnë pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova, në shumicën e pikave kufitare.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjendja më ë e rënduar është në Merdare.
Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, duhet të prisni deri në 3 orë. Për të hyrë, pritjet po zgjasin 10-15 minuta.
Te pika kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë janë 25-30 minuta, derisa për të hyrë 5-10 minuta.
Pritjet për dalje në Muçibabë janë 10-15 minuta, e për të hyrë 5 minuta.
Në pikat e tjera kufitare pritjet për hyrje-dalje janë nga 3 deri në 5 minuta.