Mërgimtarët janë duke pritur deri në një orë te pikëkalimet kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova.
Kolona e veturave në këto dy pika kufitare është 100 metra.
Ndërsa për të hyrë në territorin e Kosovës, mërgimtarët po presin deri në 30 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 5 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.