Gjatë 24 orëve të fundit, në Serbi janë konfirmuar edhe 17,105 raste të reja me Covid 19, ndërsa nga kjo sëmundje kanë vdekur 29 persona.
Ky numër erdhi pas testimit të 36.830 personave. Është raportuar se në respirator janë 117 pacientë.
Autoritetet shëndetësore atje kanë paralajmëruar për rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve gjatë ditëve në vijim, ndërsa piku pritet të arrihet nga fillimi i muajit shkurt.
Gjendje e jashtëzakonshme me infeksionin COVID-19 është duke ndodhur në gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën/ Gazeta Enigma.