Gjeneralmajor Özkan Ulutaş në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, ka takuar për një vizitë lamtumire, kryeministrin e Kosvoës, Albin Kurtin.
Siç njoftojnë nga misioni paqeruajtës, gjeneralmajor Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe dialogun e fortë të zhvilluar, në mbështetje të përpjekjeve të KFOR-it.
Ai gjithashtu ripohoi përkushtimin e palëkundur të misionit për të nxitur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e gjatë të KFOR-it në OKB.
Gjeneralmajor Enrico Barduani nga Italia do të marrë komandën e misionit, më 11 tetor 2024.
KFOR-i thekson se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojnë në koordinim të ngushtë. /Gazeta Enigma