Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se gjenocidi i Srebrenicës është shenja më e errët e historisë moderne e cila ndodhi në zemër të Evropës.
“8,372 djem dhe burra u ekzekutuan nga forcat nacionaliste serbe. Ekzekutuesit kanë një trashëgimi të fortë në Serbi sot, mohuesit e gjenocidit”, ka shkruar Abdixhiku.