Gjermania emëron ministren e parë të arsimit me prejardhje hebraike që nga lufta e dytë botërore

Gjermania emëron ministren e parë të arsimit me prejardhje hebraike që nga lufta e dytë botërore

Gjermania ka emëruar Karin Prien si Ministren e re të arsimit, duke u bërë si gruaja e parë me trashëgimi hebraike që merr një pozicion ministror federal, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Prien, ka një karrierë politike, aktualisht duke shërbyer si ministre e arsimit në Schleswig-Holstein dhe si bashkëkryetare e Unionit Kristian Demokrat (CDU).

60 vjeçarja gjithashtu drejton Forumin Hebraik të CDU-së.

E lindur në Holandë nga të mbijetuar të Holokaustit, Prien ka qenë e kujdesshme për të ndarë historinë e saj të trashëgimisë hebraike, duke folur për të vetëm në vitin 2016.

Megjithëse nuk është hebraike sipas përkufizimit halakik, prejardhja e saj hebraike vjen nga gjyshërit e saj. Ajo ka theksuar se ndikimi i historisë së familjes së saj ka qenë i thellë në formimin e jetës dhe identitetit të saj.

Në rolin e saj të ri, Prien do të shërbejë nën kancelarin e ardhshëm Friedrich Merz, një aleat i njohur i Izraelit.

Related Articles