Gjermania gati për Euro 2024, rritë masat e sigurisë

Gjermania gati për Euro 2024, rritë masat e sigurisë

Gjermania pak ditë para fillimit të Kampionatit Evropian ka treguar se është duke rritur masat e sigurisë, në mënyrë që t’i shmangin kërcënimet e mundshme nga islamistët, huliganët, individët e dhunshëm dhe sulmet kibernetike.

Këto i ka bërë të ditur Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.

E ndeshjet e Euro 2024 pritet ti shohin 2.7 milionë njerëz në stadiume derisa rreth 12 milionë në zonat e tifozëve për shikim në natyrë, tha Faeser, derisa shtoi se frika për sigurinë është rritur pas një sërë sulmesh në muajt e fundit.

“Ju kurrë nuk mund të garantoni 100% sigurinë, por ne jemi të përgatitur mirë dhe mbetemi shumë vigjilentë,” u tha ajo gazetarëve, duke thënë se do të kishte një prani të madhe policore, të mbështetur nga oficerë nga vende të tjera dhe 16,000 vullnetarë”, – raporton Reuters, përcjellë Gazeta Enigma.

Kujtojmë se së fundmi një 25-vjeçar kishte plagosur me thikë gjashtë persona në një tubim të krahut të djathtë në Mannheim.
Nga plagët e marra ka ndërruar jetë një polic derisa më pas sulmuesi u qëllua. /Gazeta Enigma

Related Articles