Instituti Robert Koch ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga virusi COVID, derisa nga kjo listë prej sot janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia.
Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori. E nga vendet Bashkimit Evropian në këtë listë janë edhe Rumania dhe Sllovenia. Gjendja në Bullgari dhe Kroaci është rënduar shumë së fundi.
Prej sot udhëtarët që nisen nga Kosova për Gjermani nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim. Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, për shkak të shifrave më të larta të infektimeve me virusin Corona. Udhëtarët nga këto vende duhet të kenë një test me vete(nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit), e ata që nuk janë vaksinuar apo shëruar duhet të futen edhe në karantinë 10-ditore në Gjermani.
Karantinimi mund të shkurtohet pas pesë ditësh nëse bëhet një test dhe rezultati i testit është negativ.