Më shumë se 65 mijë refugjatë kanë hyrë në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i agresionit të Rusisë më 24 shkurt ndaj Ukrainës.
CNN shkruan se nga Gjermania kanë konfirmuar se deri tani janë regjistruar 64 mijë e 604 refugjatë që kanë hyrë nga Ukrainë.
Brenda një ditë Gjermania ka pranaur 14 mijë e 310 refugjatë nga Ukraina të cilët janë detyruar ta lëshojnë vendin e tyre pas sulmeve nga Rusia.
Fluksi i refugjatëve pritet të jetë më i madh në Gjermani nga dita e ditës.
Më shumë se dy milionë refugjatë janë larguar nga Ukrainë që nga nisja e agresionit rus ndaj Ukrainës./GazetaEnigma/