OBSH: Të paktën 9 persona kanë vdekur nga sulmet ruse në spitale

OBSH: Të paktën 9 persona kanë vdekur nga sulmet ruse në spitale

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se sulmet në spitale, ambulanca dhe objekte të tjera të kujdesit shëndetësor në Ukrainë janë shtuar ndjeshëm ditëve të fundit.

Agjencia e OKB-së tha se të paktën nëntë persona kanë vdekur në 16 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt.

Ajo nuk tha se kush është përgjegjës për sulmet.

“Ne do të vazhdojmë t’i përditësojmë këto shifra. Ato janë rritur mjaft shpejt gjatë ditëve të fundit”, tha zyrtarja e OBSH-së për urgjenca në Evropë, Catherine Smallwood. / Gazeta Enigma.

Related Articles