Zyra e Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz, ka konfirmuar pranimin e draft-statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin te Scholzi dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dërgoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Mund të konfirmojmë pranimin e një dokumenti të tillë në Kancelari. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, për shkak se nuk mundemi të komentojmë në përmbajtjen konfidenciale (të dokumentit)”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane për Klan Kosova.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryeministri Rama, përmes një konference për media, njoftoi se një ekip ekspertësh amerikanë e evropianë kanë hartuar një propozim për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Të njëjtin, ai tha se e ka përcjellë tek Scholzi dhe Macroni.