Gjermania liston Kosovën si vend të rrezikshëm

Gjermania liston Kosovën si vend të rrezikshëm

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka aktualizuar paralajmërimin për qytetarët gjermanë që duan të udhëtojnë drejt Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë me COVID-19.

“Kosova është zonë e rrezikut pandemik ku kujdesi shëndetësor dhe mjekësor është larg standardeve medicinale që ekzistojnë në Gjermani dhe se në spitale ka shumë pak kapacitete për një trajtim mjekësor intensiv”, thuhet në njoftim.

Tutje në paralajmërimin e MJGJ, theksohet se “infektimet ditore me koronavirus në Kosovë janë të larta dhe kontinuitive”.

Fillimisht, në paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë thuhet se sektori konsullor dhe ai juridik në Ambasadën gjermane në Prishtinë, ofron shërbime të kufizuar për shtetasit gjermanë dhe kjo bëhet për shkak të orarit të kufizuar të punës, që kushtëzohet nga pandemia COVID-19.

Related Articles