Policia në Gjilan ka arrestuar të dyshuarin, F.H, pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në dy vepra penale në shtator të vitit 2020.
“Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast “Vjedhje rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës” i ndodhur me datën 14.09.2020 në një lokal afarist në Gjilan”, thuhet në njoftimin e policisë.
I njëjti po ashtu ishte në kërkim policor edhe në bazë të një urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj tij është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë