Narqize Arenliu-Hoxhaj në krye të SHSKUK-së

Narqize Arenliu-Hoxhaj në krye të SHSKUK-së

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka miratuar letër-dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Pranvera Zejnullahu-Raçi duke emëruar në krye të këtij institucioni, Narqize Arenliu-Hoxhaj.



Kështu është bërë e ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook të faqes zyrtare të ShSKUK-së.

“Bazuar në kompetencat e veta Bordi drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Narqize Arenliu-Hoxhaj.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim. 

Related Articles