Gjilan: Historia e dashurisë mes dy vajzave që rrezikoi të përfundojë tragjikisht

Gjilan: Historia e dashurisë mes dy vajzave që rrezikoi të përfundojë tragjikisht

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet për një rast të kanosjes që është denoncuar para disa ditësh në Polici nga një vajzë, e cila e ka raportuar të dashurën e saj për dhunën, kërcënimet me vrasje e pasigurinë që po ia krijon tash e një kohë. Sinjali ka mësuar se e dyshuara tashmë është arrestuar dhe iu sjellë detajet më poshtë.

Lidhja e dashurisë mes dy vajzave kishte nisur qysh në fillim të këtij viti, në muajin janar, kur fillimisht marrëdhënia e tyre ishte e shëndoshë deri pas disa muajsh, kur nisën krisjet. Gjithçka dyshohet se ndodhi nga maji, kur ato kishin telashe të vazhdueshme si pasojë e mosmarrëveshjeve.

Burimet e Sinjalit thonë se problemet dhe shqetësimet që e dyshuara,  B.I., 21-vjeçare ia kishte shkaktuar të dashurës, kjo e fundit ka vendosur t’i rrëfejë në Polici dhe të kërkojë ndihmë.  

Para dy ditësh, viktima ia kishte mësyrë Policisë në Gjilan, ku e raportoi se përveç që ishte kërcënuar me vrasje, e dashura e saj edhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në disa vende.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe pas veprimeve hetimore, ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarës, e cila është shoqërua në stacion dhe ka dëshmuar para hetuesve policorë.

Pas intervistimit të saj, Prokurori i Shtetit ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale të kanosjes, prandaj e njëjta është urdhëruar që të dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

Related Articles