Gjilan: Ky është i arrestuari që iu bastis shtëpia, Policia i gjejnë armë dhe mbi 60 fishekë

Një rast i armëmbajtjes pa leje u zbulua dje në Gjilan, pas bastisjes në një shtëpi, ku u arrestua një person.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Agron Abdullahun, 41-vjeçar, i cili tashmë ndodhet në ndalim policor.

Në shtëpinë e Abdullahut, Njësia e Hetimeve realizoi kontroll, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskua një armë automatike AK-47, dy karikator dhe 64 copë fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me veprën me të cilën ngarkohet, njofton Sinjali.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhër për masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”.

Related Articles