Gjilan: Mbahet seacna e parë për vrasjen e rëndë të 24 qershorit

Gjilan: Mbahet seacna e parë për vrasjen e rëndë të 24 qershorit

Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se të hënën do të mbahet seanca  e parë për të akuzuarin B.Z. i cili dyshohet për vrasjen e rëndë të 24 qershorit, shkruan Gazeta Enigma.

Në një përgjigjje për Gazetën Enigma, zëdhënësi, Sabit Shkodra ka thënë se sot në ora  9:30 mbahet seanca fillestare për këtë rast.

Javën e kaluar Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Z., për shkak të veprës penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili me kërkesë të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 24 Qershor 2021.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., më 24 Qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C.

Për shkak të një mosmarrëveshje verbale, i njëjti e ka goditur me thikë viktimën, ku për shkak të plagëve të marra i ndjeri nuk ka mbijetuar dhe rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit ka ndërruar jetë. 

/Gazeta Enigma/

Related Articles