Gjilan – sërish dështon seanca për miratimin e buxhetit për vitin 2025

Gjilan – sërish dështon seanca për miratimin e buxhetit për vitin 2025

Komuna e Gjilanit ende nuk ka arritur të miratojë buxhetin për vitin 2025 në Kuvendin Komunal.

Edhe seanca e sotme, e thirrur posaçërisht për debat mbi këtë çështje, ka dështuar për shkak të mungesës së opozitës në sallën e Kuvendit.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, ka theksuar rëndësinë e miratimit të buxhetit, duke e quajtur atë një marrëveshje për të mirën e përbashkët.

“Mosmiratimi i buxhetit nënkupton projekte të ndërprera, shërbime të vonuara dhe ngecje në zhvillimin e qytetit,” tha Morina-Bunjaku.

Ajo i bëri sërish thirrje opozitës që të diskutojnë mbi buxhetin dhe të trajtojnë së bashku çdo propozim konkret që mund të kenë.

“Si gjithmonë, ftesa jonë mbetet e hapur: nëse keni propozime konkrete për buxhetin, le t’i trajtojmë së bashku,” përfundoi ajo.

Ditë më parë, anëtarë të VV-së dhe AAK-së u shprehën optimistë për Enigmën së do ta miratohet buxheti, ndërkohë që PDK dhe LDK thanë se nuk do e votojnë buxhetin derisa të ketë ndryshime në pikat që ata kanë kërkuar.

Related Articles