Gjilanasit i sekuestrohen 13 qese narkotike me substancë të llojit marihuanë

Gjilanasit i sekuestrohen 13 qese narkotike me substancë të llojit marihuanë

Në fshatin Velekincë të Gjilanit është arrestuar një mashkull kosovar, pasi gjatë një kontrolli tek shtëpia e tij iu janë gjetur dhe sekuestruar 13 qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 1 thikë, 8 qese mini grip të zbrazëta dhe 1 paketim rrizlla.

I dyshuari ka vazhduar të bëjë probleme, duke i rezistuar arrestimit nga zyrtarët policorë, dhe si pasojë lëndime ka pësuar edhe njëri nga policët, i cili ka marrë tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit  dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Related Articles