Gjilani – Ballkani, Munishi dhe Daja befasojnë me formacionet zyrtare

Gjilani – Ballkani, Munishi dhe Daja befasojnë me formacionet zyrtare

Gjilani dhe Ballkani do të përballen nga ora 13:30 në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo përballje e ka vëmendjen kryesore të kësaj xhiroje dhe me plotë kuptimin e fjalës cilësohet si derbi i kësaj xhiroje.

Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 54 pikë, kurse Gjilani me 49 pikë, pesë pikë më pak.

Gazeta Enigma ka siguruar formacionet zyrtare të dy skuadrave, Ismet Munishi i Gjilanit dhe Ilir Daja i Ballkanit kanë surprizuar me formacionet e ndeshjeve të sotme.

Munishi ka vendosur që ta inkuadroj nga fillimi mesfushorin Keita Lanzeni Aziz në mesfushë me dyshen Besar Musolli dhe Albert Dabiqaj. Kurse në fazën e sulmit luajnë Blerim Krasniqi, Shend Kelmendi dhe kapiteni Gerhard Progni.

Kurse, Ilir Daja ka vendosur që t’i lërë në bankën rezervë lojtarë si Kushtrim Gashi, Astrit Thaqi dhe Edvin Kuç që kanë qenë startues të padiskutueshëm gjatë gjithë sezonit./GAZETA ENIGMA/

Related Articles